Dy të plagosur nga Fushë Kruja shkojnë tek Spitali i Traumës, emrat

Klod Stafuga dhe Gentjan Bejtja janë paraqitur të plagosurinë spitalin e Traumës, mbrëmjen e sotme, 9 janar.

Mësohet se të dy personat janë nga Fushë-Kruja. Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije se Gentjan Bejtja është plagosur me armë zjarri në krah.

Në momentin që makina ka dalë nga rruga është plagosur nga aksidenti edhe pasagjeri Klodjan Stafuka. 

Burime për Ora News bëjnë me dije se në drejtim të spitalit Ushtarak janë nisur inspektorët e krimeve të komisariatit Krujë për të marrë informacione lidhur me ngjarjen.  

Njoftimi i policisë

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 09.01.2022, rreth orës 18:00, në Spitalin Ushtarak, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasit:

Gentjan Bejtja, rreth 41 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në krah, gjatë kohës që po drejtonte automjetin dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Klodjan Stafuka, rreth 31 vjeç, i cili është lënduar në aksident rrugor në Nikël, afër një karburanti, pasi mjeti që drejtonte shtetasi Gentjan Bejtja, ku shtetasi Klodjan Stafuka ishte pasagjer, ka dalë nga rruga.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.