“Nuk janë të frikshëm“, Fitorja e Partizanit nuk e tremb lojtarin e Kastriotit

Futbollisti i Kastriotit, Karakaçi, ka qenë i ftuar në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“ ku ka folur për sfidën e radhës që i pret në “Abissnet Superiore“. 

Karakaçi shprehet se nuk i frikësohet aspak Partizanit,  pavarësisht fitores së marrë kundër Egnatias.

“Në Krujë episodet ishin ato që e ndanë ndeshjen me një gol nga faulli. Jo se Partizani ka një ekip që është i frikshëm. Ne këtë javë e kemi ndeshjen me Partizanin dhe nuk e shohim si të pakalueshëm. Trajneri ka sjellë një frymë të re në ekip. Ne e kemi pasur shok. Është korrekt me punën. Ne do ecim përpara dhe Kastrioti shpëton nga kategoria“, është shprehur Karakaçi.