Krizë rezultatesh te gjigandi anglez. Klubi vendos shkarkimin e trajnerit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2022, 16:16
Rafa Benitez erdhi me shumë zhurmë në krye të Everton në verën e kaluar. Duke qenë se ka drejtuar rivalët e tyre të Liverpool, trajneri spanjoll nuk u prit mirë nga tifozët por edhe pse arritën ta kalojnë këtë pengesë, ecuria e tij ishte katastrofike.
Vetëm 19 pikë në 9 javë për Evertonin kur sezonin e kaluar me Ancelottin në krye ishte në zonën e Europës dhe duket se humbja e djeshme me Norwich i vuri kapakun aventurës së tij.
Pas 6 muajsh në krye të Evertonit, drejtuesit njoftuan shkarkimin e trajnerit Rafa Benitez i cili në verë firmosi deri në 2024 e në fakt mbyllet këtu./Ora News/.
Everton Football Club can confirm the departure of Rafael Benitez as first team manager.
— Everton (@Everton) January 16, 2022
