Mehmeti debuton me fitore te Partizani, Teuta në krizë edhe në 2022

Partizani ngre kokë menjëherë në ndeshjen e parë për këtë vit. Me një trajner të ri si Dritan Mehmeti te Partizani, të kuqtë e nisin mbarë teksa mposhtën në transfertë me një rezultatë të thellë dhe të pastër 3-0 Egnatian.

Duket se ka entuziazëm me Mehmetin në stol teksa Partizani e nisi shumë mirë ndeshjen edhe pse fraksioni i parë i sfidës në “Arena Egnatia” u mbyll pa gola.

 

Në të dytën, menjëherë Partizani kalon në avantazh me një gol të Esat Malës nga një kënd i vështirë.

Goli i shpejtë duket se lehtëson miqtë në lojë të cilët sërish arrijnë të gjejnë rrjetën me Skukan në 61’ i cili shënon kështu në debutim me Partizanin.

Në 73’ vjen dhe goli i Rrapajt që vulos takimin dhe fitoren e Partizanit që ngjitet në kuotën e 21 pikëve teksa vendi i dytë është vetëm 7 pikë larg./Ora News/.