Liverpool fiton pa yjet e Afrikës. West Ham e pëson nga Leeds (Video)
Me derbin e north London të shtyrë për shkak të covid-19, Premier League ofronte vetëm 2 sfida sot të cilat nuk zhgënjyen nga ana e spektaklit.
Liverpool rigjeti fitoren që mungonte prej 3 javësh teksa në “Anfield Road” u përballë me Brentford. Duke qenë pa dy lojtarë kryesorë si Salah e Mane në Kupën e Afrikës, skuadra e Klopp arriti të fitonte pastër dhe bindshëm 3-0.
Fabinho hapi serine e golave në 44’ duke hapur edhe rrugën e suksesit ndërsa në pjesën e dytë Chamberlain dhe Minamino vulosën me 2 gola të tjerë fitoren.
Tashmë Liverpooli bëhet force e dytë dhe është 11 pikë larg Man.Cityt.
Në sfidën tjetër u shënuan plot 5 gola në duelin West Ham-Leeds që u mbyll me fitoren e ekipit të Bielsas.
Miqtë morën suksesin e dytë radhazi shumë të rëndësishëm për mbijetesën duke thyer një skuadër që po Lufton për 4 vendet e para. Bowen dhe Fornals shënuan për vendasit por një tripletë e Harrison zhvlerësoi gjithçka duke i dhënë 3 pikë Leeds United./Ora News/.
