Bayerni i përgjigjet Dortmundit. Lewandowski tripletë ndaj Koln. Shihni golat

Pas humbjes shokuese javën e kaluar, Bayern Munchen duhej të fitonte dhe t’i përgjigjej rivalëve të Dortmundit në garën për titull.

Sot në një fushë të vështirë si ajo me Kolnin, bavarezët jo vetëm që fituan por bindën dhe u rikthyen te shkëlqimi i dikurshëm ndërsa ndeshja përfundoi 4-0.

Protagonist absolut ishte padyshim Robert Lewandowski, mbreti i golave në Bundesliga i cili realizoi triplet në një ndeshje shumë të rëndësishme për ekipin e Nagelsmann.

Me këtë fitore, Bayern Munchen rikthehet në 6 pikë diferencë ndaj Dortmundit por gjithsesi gara për titull mbetet e hapur.

 

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Leipzig mori një fitore tjetër të rëndësishme që e rikthen në garën për Europën ndërsa Hoffenheim u mund 2-1 në transfertën me Union Berlin./Ora News/.