Video/ Juventusi rigjen qetësinë. Mund 2-0 Udinesen, Dybala protagonist
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2022, 22:47
Edhe pse humbi trofeun e Supekupës, Juventusi nuk u shqetësua dhe arriti të reagonte në kampionat. Në “Allianz Stadium” ndaj Udineses, skuadra e Allegrit arriti të fitonte 2-0 pa shumë probleme, duke regjistruar suksesin e dytë radhazi.
Në Serinë A, “Zonja e Vjetër” e ka marrë veten dhe po bën mirë teksa prej javësh nuk humbet dhe sot këto 3 pikë e barazojnë me Atalantën në vendin e katërt.
Paulo Dybala shënoi golin e parë të ndeshjes me penallti por ra në sy fakti që nuk festoi ndërsa McKennie vulosi edhe golin e suksesit./Ora News/.
