Mehmeti: Te Partizani mora dhuratën më të madhe. Martini e gjen fajin te mbrojtja

Java e parë për pjesën e dytë të sezonit në Superiore konfirmoi ringritjen e Partizanit dhe vijimin e krizës te Teuta.

Dritan Mehmeti u shfaq shumë i kënaqur pas fitores së pare në krye të të kuqve teksa deklaroi se skuadra tashmë ka ndryshuar mentalitet dhe shikon përpara për të ecur drejt objektivave.


Hasëm shumë vështirësi, për shumë arsye, për efekt edhe të ndryshimit. Egnatia është skuadër që të imponon respekt, ka lojtarë cilësorë. Skuka është një lojtar që duhet të bëjë detyrën e tij dhe ta kuptojë që është në elitën e futbollit shqiptar dhe përfaqëson Partizanin. Unë e njoh skuadrën, jam i brendshëm, një pjesë të skuadrës ia njoh karakteristikat. Jam i familjes së kuqes, skuadra ka vuajtur në aspektin psikologjik, kam rritur entuziazmin dhe kam vlerësuar lojtarët. Sot kemi bërë vetëm detyrën. Partizani t’i shikojë javë pas jave ndeshjet, duhet të jemi me këmbë në tokë. Çdo ndeshje ka histori të ndryshëm. Janë kundërshtarë të ndryshëm. Fitorja e Kastriotit ndaj Teutës tregon që nuk ka ndeshjet të lehta dhe të vështira. Duke pasur parasysh natyrën që unë kam, është e rëndësishme që lojtarët janë të barabartë, por kanë vlera të ndryshme. Kallaku dhe Bitri kanë vlera, i kanë dhënë provat. Por do ta bazojmë lojën te grupi dhe të shprehen individët. Gjithsecili të japë maksimumin për këtë fanellë dhe të bëjë diferencën. Një fitore nuk të nxjerr në ndryshim, dita ditës duhet të punojmë. Merkato? Kam marrë dhuratën më të madhe që jam trajner i Partizanit", deklaroi trajneri i të kuqve.

 

Ndërkohë te kampionët në fuqi të Teutës ka zhgënjim të madh. Durrsakët e nisën vitin 2022 me humbjen ndaj Kastriotit dhe trajneri Martini u shfaq tepër i zhgënjyer.

 

“Sot krijuam raste në pjesën e parë. Ata shënuan në të vetmet raste që patën. Qarkulluam topin dhe i mbajtëm nën presion por Ishim konfuz. U goditëm  nga goli i dytë. Por ajo që më shqetëson është lufta e topit të dytë. E kërkuam ta bënim por nuk funksionoi ashtu siç duhet. Kriza? Eshtë calendar I ngjeshur është për të gjithë skuadrat, ne duhet të gjejme qetësin. Duhet të fitojm ndeshjet për me qetësuar nervat. Shpresoj të arrijmë maksimumin në ndeshjet e ardhme. Ne luajtëm me Plakun në krah, me një 4-2-3-1 të pastër.  Deri në momentin që shënuan golin patëm rastet tona. Është problem faza mbrojtëse sepse pësojmë shumë gola. Ky është një problem që duhet rregulluar. Ky është problemi më i madh i ekipit tone”, u shpreh Edi Martini./Ora News/.