Betis fiton derbin e ndërprerë të Kupës së Mbretit. Shkon në çerekfinale
Pas incidentit të turpshëm të një dite më parë ku Jordan i Sevillas u godit me metal nga tifozët e Sevillas, sot u luajt pjesa e mbetur e derbit të ndërprerë të Kupës së Mbretit.
Në fakt u luajt vetëm një pjesë loje dhe nisi aty ku u la në fushë, me rezultat 1-1 dhe një 45 minuta për t’u zhvilluar.
????SUPENDIDO EL REAL BETIS - SEVILLA
— Marco Antonio Jimenez (@antonio_206) January 15, 2022
Tras el lanzamiento de una barra desde la grada que ha impactado sobre Joan Jordan#CopaDelRey pic.twitter.com/SDkz8V40v8
Më të mirën nga kjo pjesë loje arriti Betis që arriti të shënonte ndaj rivalëve me anë të Canales në 73’, gol që rezultoi deçiziv dhe i dha kualifikimin për më tej andaluzianëve në Kupën e Mbretit. Ndiqni përmbledhjen e ndeshjes më poshtë.
Për kujtesë, pjesa e parë e ndeshje e luajtur një ditë më parë u mbyll në barazim 1-1 ku golit të Papu Gomez në 35’ iu përgjigj Nabil Fekir në 39’/Ora News/.
