Derbi Betis-Sevilla për turp, lojtari goditet me shufër hekuri. Shihni pamjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2022, 22:56
Teksa La Liga nuk luhet këtë javë pasi po zhvillohet Final Four i Superkupës në Arabinë Saudite, sot u luajtën ndeshjet e raundit të katërt të Kupës së Mbretit.
Ndeshja e mbrëmjes dhuronte një derbi spektakolar Betis-Sevilla që nisi me gola nga të dyja krahët por u njollos në minutën e 40’.
Siç shihni në pamje, Joan Jordan, lojtari i Sevillas u godit nga tifozët vendas me një shufër hekuri nga shkallët e stadiumit dhe arbitri menjëherë nuk e diskutoi duke ndërprerë ndeshjen.
Pamjet janë të turpshme për një nivel të tillë, të goditet një lojtar me shufër hekuri./Ora News./
