Video/ Coutinho shënon në debutim, Aston Villa lë në krizë Man. United
Me apo pa Ronaldon në fushë, Man. United është në një moment shumë negative dhe konfuz. “Djajtë e kuq” pritej të reagonin sot ndaj Aston Villas në Premier League pas humbjes që pësoi me Wolves por sërish zhgënjyen.
Në mungesë të yllit të ekipit të dëmtuar, ishte Bruno Fernandes që tentoi të bënte heroin por edhe pse shenoi 2 herë nuk mjaftuan për të marrë 3 pikë.
Në fakt edhe në avantazh 2-0, skuadra e Rangnick nuk arriti ta menaxhonte fitoren ndërsa u përmbys me dy gola të shpejtë ku njëri prej tyre ishte nga Coutinho që debuton kështu me gol në rikthimin e tij në Premier League.
Për Man. United një tjetër rezultat zhgënjyes që tregon se “djajtë e kuq” do ta kenë shumë të vështirë me një formë të tillë të arrijnë një vend në Champions për vitin e ardhshëm./Ora News/.
