Real Madrid fiton Superkupën e Spanjës, dominon 2-0 Bilbaon. Shihni golat
Real Madrid nuk ka rivalë dhe tregoi se në një “Final Four” me ndeshje me eliminim direkt ëhtë shumë e forte për t’u mundur.
Për herë të 12-të në histori, “los blancos” fitojnë Superkupën e Spanjës e cila për disa vite do të luhet në Arabinë Saudite, sigurisht për përfitime financiare.
Gjithesi në finalen e luajtur në stadiumin “King Fahd” në Riyad, skaudra e Ancelottit tregoi epërsinë dhe forcën ndaj Bilbaos teksa fitoi me rezultatin e pastër 2-0.
Në pjesën e parë ishte Luka Modriç që në 38’ zhbllokoi sfidën pas një aksioni shumë të shpejtë teksa pjesa e dytë ishte shumë e luftuar dhe e hapur.
Në 52’, Reali fiton një penallti për prekje me dorë që akordohet me VAR dhe Benzema nuk gabon nga pika e bardhë duke dyfishuar rezultatin.
Gjithsesi Bilbao nuk dorëzohet dhe krijon disa raste por në 87’ Militao shkakton penallti dhe nga pika e bardhë, Raul Garcia e humbet duke humbur edhe shansin për të rihapur ndeshjen.
Mbyllet me fitoren e pastër 2-0 të Real Madrid që tashmë arrin për herë të 12-të në historinë e saj të ngrejë larg këtë trofe./Ora News/.
