Armando Broja titullar por Southampton e pëson. Shihni paraqitjen e lojtarit kuqezi

Si titullar nuk diskutohet më në fushë Armando Broja. Sulmuesi shqiptar është tepër i rëndësishëm për skemat e Hasenhuttl por sot nuk mundi të bënte asgjë përballë Wolverhampton që në fakt tregoi më shumë dëshirë dhe forcë për të fituar ndeshjen.

Broja e nisi nga fillimi dhe në fakt u mbyll mirë nga kundërshtari në fushë ndërsa ekipi i tij u mund 3-1 këtë ndeshje.

Sulmuesi shqiptar luajti afro 80 minuta në fushë dhe u zëvendësua nga trajneri ndërsa Southampton ndal ecurinë e saj pozitive.

Ndërkohë në sfidat e tjera, Everton rrezikon shumë me humbjen 2-1 përballë Norwich në duelin e mbijetesës ndërsa Newcastle barazoi 1-1 me Watfordin e Ranierit./Ora News/.