Video/ Incidente në “Air Albania”, tifozët e Tiranës provokojnë me fikëset e zjarrit

Pushimi mes pjesëve në sfidën Tirana-Vllaznia është shoqëruar me incidente të pakëndshme madje në ditën kur inspektorët e UEFA-s janë të pranishëm në “Air Albania” për të monitoruar sistemin e sigurisë përpara finales së Conference League që do të mbahet pikërisht në impiantin modern të kryeqytetit.

 

Dy tifozë të Tiranës kanë provokuar ata të Vllaznisë duke marrë fikëset e zjarrit në ambientet e brendshme të stadiumit e duke ja drejtuar miqve që ishin në sektorin përballë tribunes vip.

 

Kjo situate nervozuar tifozët shkodranë që kanë reaguar ashpër por ndërkohë policia menjëherë ka ndërhyrë duke ndaluar dy tifozët që morën fikëset e zjarrit duke i përdorur ndaj tifozëve.

Situata u qetësua pas pak minutave por sërish në “Air Albania” u shqyen stolat që të jep bindjen se është mëkat të kesh një stadium të tillë për tifozë të tillë./Ora News/.