Motomjeti del nga rruga në Divjakë, ndërron jetë 62-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme, 15 janar në fshatin Mërtish.

Policia  bën me dije se shtetasi A. K., 62 vjeç, banues në Lushnjë, duke udhëtuar me një motomjet tip "Honda" dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.