Ilir Meta: Nuk thërras popullin për karrigen e presidentit, ama për votën e lirë e aferat e incineratorëve....
Presidenti Ilir Meta e quan përpjekje të stisura të mirëorganizuara për të shmangur vjedhjet miliona euro të incineratorëve përplasjen më 8 janar tek selia e PD-së.
Meta tha se nuk ka ndërmend që të thërrasë popullin për karrigen e presidentit ama për votën e lirë...
A do e njihni vendimin e Kushtetueses nëse është për shkarkimin tuaj?
Ilir Meta: Të jeni të sigurtë që Ilir Meta nuk ka ndërmend që për karrigen e presidentit të thërrasë popullin shqiptar, ama për votën e lirë për të zbardhur këto afera kriminale, qindra miliona euro, se këto janë problem kryesor.
Se ato që ndodhin tek selia janë përpjekje të stisura të mirëorganizuara për të shmangur vëmendjen nga vjedhja që po i ndodh popullit të Shqipërisë dhe 500 mijë shqiptarë të rinj që kanë ikur dhe ata të tjerë që duan të ikin.
Asnjë shqetësim për atë çështje. Gjykata Kushtetuese të bëjë punën e vet nuk dua të merrem me këtë çështje. Nëse gjykata do të kishte thënë që dekretet ishin antikushtetuese do të shkonim në gjykatë Europiane. "
Dy herët kur kam shpëtuar PD-ne
Ilir Meta: Dy herë kam bërë çdo gjë për të shpëtuar PD-në se kam menduar se është forcë me shumë contribute. Një kur donin ta ndanin me pahir një pro dhe një anti reform për ndryshimet kushtetuese. Unë e shpëtova me ndërhyrjen time edhe pse isha në koalicion me zotin Rama
Më pas në aventurën e tmerrshme ku u fut me djegien e mandateve dhe me shmangien e përplasjes sa i takon zgjedhjeve vendore. Nuk kam pasur asnjëherë nevojë për mburojën e një partie. Por më vjen keq kur shoh psa 30 vitesh një sjellje që as Ramiz Alia nuk do guxonte ta bënte."

