Operacioni i RENEA-s në Kukës, në pranga një tjetër i kërkuar për drogë e lojëra fati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2022, 10:38
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Vila" të ndërmarrë në Kukës në tetor të vitit të lamë pas.
Në pranga ka rënë F. E., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara".
Në operacionin e 16 tetorit, u arrestua 1 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 7 të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
