Protesta te PD, Meta zbardh mesazhet me Belind Këlliçin: Dënoj dhunën nga të dyja anët

Presidenti Ilir Meta zbardhi komunikimin që ka pasur me deputetin demokrat Belind Këlliçi më 8 janar, ditën e protestës para selisë së PD.

Meta: Të shtunën në 10:24 kur kam parë makinat te oborri i PD e vlerësova si një moment provokativ. E kam marrë në telefon zotin Belind dhe nuk ma ka hapur, dhe më thotë pastaj "President sa mbaruam një mbledhje me të rinjtë, të përshëndes". I them, kujdes, të mos preket asnjë makinë në oborr se është provokim. Po po, më thotë, nuk bëhet fjalë. Në 10:40 më ktheu përgjigje. Më pas në 11:10, 20 minuta para se të hapej dera, i them mos humbni kontrollin  paqësor të protestës. Po më thotë. Presidenti nuk bën lojëra të dyfishta as të trefishta. Kam pasur komunikim dhe me SHISH.

Kreu i Shtetit dënoi dhunën, që sipas tij ka qenë nga të dyja anët dhe kjo ka qenë evidente.

Meta: Ajo që kemi parë se ka dhe gjëra që mund të mos kemi parë. Kemi parë dhunën e protestuesve ndaj dyerve të blinduara, shumë e gabuar se nuk ke pse e dëmton derën. Por kemi parë dhe një dhunë tjetër nga zyra e katit të dytë e këtyre këtu me shkopinj bejsbolli kundër qytetarëve. Të dyja janë të rënda dhe të papranueshme. Ditë për para se të ndodhte çështja kemi parë fotografi të tiklla e uniforma të zeza me pretendimin se do mbronin selinë. Kemi dëgjuar në emisione live se nuk ka dyer të blinduar, çfarë janë këto këtu, pse duhen?

Në cilin vend të botës mund të shkojë situata në një situatë të tillë dhe nga se vjen kjo? Nga mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë dhe ballafaqimin politik. Kemi parë një palë që vetëm shkarkon, përjashton. Pala tjetër kemi parë që fton për konkurim. Kemi parë përpjekje për negociata nga kryetari i Këshillit Kombëtar Paloka. Pala tjetër thotë pse ja dorëzoni atij dhe jo punonjësit të protokollit. Thelbi i krizës është mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë. As mjetet fizike, policeske, paramilitare dhe as dyert e blinduara nuk e zgjidhin. Kërkohet një reflektim dhe urtësi tjetër dhe nuk duhet lënduar askush.

Protesta te PD, Meta zbardh mesazhet me Belind Këlliçin: Dënoj

Protesta te PD, Meta zbardh mesazhet me Belind Këlliçin: DënojProtesta te PD, Meta zbardh mesazhet me Belind Këlliçin: Dënoj