Fushë-Krujë / Shoferi nuk i bindet patrullës së policisë, arratiset dhe braktis mjetin me targa të vjedhura në mes të rrugës

Një makinë e cila tentoi t'i largohej patrullës së policisë është përplasur me një bordurë në Fushë Krujë, në orët e para të mëngjesit sot.

Policia bën me dije se personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë dhe janë larguar, duke braktisur mjetin. Pas verifikimeve nga Policia, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.