IKMT në Hamallaj, do shemben 7 biznese buzë detit

IKMT zbret në bregdetin e Hamallës në Durrës për të nisur aksionin e shembjeve të bizneseve të ndërtuara buzë detit.

Nga informacionet paraprake do të shemben 7 biznese.

Bizneset janë njoftuar disa ditë më parë për prishjet.

Aksioni do të shtrihet edhe në ditët në vijim për të shembur biznese të tjera të piketuara afër bregdetit, të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.

IKMT në Hamallaj, do shemben 7 biznese buzë detit