Meta: Më 8 janar nuk kishte vetëm demokratë atje, Infiltrimi i personave me precedentë penalë brenda PD alarmante
Presidenti Ilir Meta deklaron se më 8 janar në protestën para selisë PD nuk ka pasur vetëm demokratë.
Duke shprehur shqetësimin për konfliktin uroj që të gjithë të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërisë së tij.
"Ju e patë çfarë ndodhi mes demokratëvë më 8 janar, megjithëse nuk kishte vetëm demokratë atje. …
Si president i Republikës 8 janari nuk është ngjarje e izoluar por një moment tragjik I një procesi politik degradues që po zhvillohet prej muajsh e vitesh në sytë e shqiptarëve. Thelbi I të cilit është mungesa e ballafaqimit me votë të lirë. Jemi në kushtet kur demokracia dhe të gjitha institucionet janë minuar prej vitesh nga kapja graduale e të gjithë segmenteve shtetërore, institucione të pavarura dhe shoqërisë civile. Nuk dua të bëhem dhe nuk kam synuar të bëhem palë në konfliktin që ka lindur në PD por si president jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e konfliktit të panevojshëm brenda partisë më të madhe opozitare që mund të ketë zgjidhje vetëm votën e lirë dhe respektimin e vullnetit të shumicës dhe garantimin e fraksioneve.
Përdorimi i forcës si ndaj dyerve dhe dritareve dhe ndaj protestuesve dhe qytetarëve është I papranueshëm dhe i dënueshëm. Akuzat për infiltrimin e qëllimshëm të personave me precedent penalë, brenda PD-së janë alarmante e kërkojnë përgjigje të paanshme. Është e papranueshme të mohohet çdo mekanizëm demokratik zgjidhjeje duke nxitur tinëzisht revoltën e forcën. E domosdoshme gjetja e një zgjidhje të menjëhershme demokratike. Zhvillimet e 8 janarit sollën edhe ndonje shembull pozitiv që bën thirrje për reflektim si doreheqja e rojes së PD-së për të mos qenë dëshmitar i dhunës. Uroj që të gjithë të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërisë së tij."
E quan akt patriotik vendimin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe se për vendimin që do të marrë nuk do të konsultohet me asnjë parti.
‘Kam bërë një akt patriotic që kam anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe që kam shmangur një konfrontim të programuar qartë prej kohësh mes demokratëve, e opozitarëve me socialistët duke dhënë jo vetëm një mundësi për zgjidhje gjithëpërfshirëse që u minua nga lidershipet përkatëse por dhe për të gjetur rrugëdalje, për të mos u përplasur sikurse ndodhi. Ju e patë çfarë ndodhi mes demokratëvë më 8 janar, megjithëse nuk kishte vetëm demokratë atje.
Për çështjen aktuale presidenti nuk ka nevojë të konsultohet me askënd se nuk kemi të bëjmë me zgjedhje të përgjithshme vendore”