Vodhi bizhuteri dhe para në banesën e një shtetasi në Shkodër, arrestohet hajduti

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës me akuzën e vjedhjes.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E. D., banues në fshatin Rrashkullaj, bashkia Malësi e Madhe.

Sipas policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në datën 11.01.2022, ka vjedhur disa bizhuteri dhe një sasi parash në banesën e shtetasit H. P.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve në këtë vjedhje. 

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.