Masakër në rrugët e Korçës, kush po i helmon qentë endacakë?
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 14 Janar 2022, 12:27
Helmime masive të qenve në rrugët e Korçës gjatë dy ditëve të fundit.
Dyshohet se helmimet janë bërë në mënyrë të qëllimshme ndërsa kjo nuk është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë.
Të shumta kanë qënë reagimet e qytetarëve korçarë në rrjetet sociale, të cilët kërkojnë nga institucionet që të parandalohet ky fenomen, i cili përveç kafshëve të rrugës ka rrezikuar edhe kafshët e tyre shtëpiake.

