Ilir Meta: Gjykata Kushtetuese aq këllqe kishte. Presidenti komenton vendimin për 30 qershorin

Presidenti Ilir Meta thotë se nuk është i shqetësuar për  vendimin që do të merret nga Gjykata Kushtetuese lidhur me shkarkimin ose jo të tij. 

Por sa i takon vendimit të Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit presidenti thotë se anëtarët e saj kanë kryer disa shkelje të rënda proceduriale dhe etike që legjitimon fillimin e një procedimi disiplinor.

“Ka zero çështje lidhur me presidentin Ilir Meta. Unë nuk thashë se do nisim hetim disiplinor se nuk dha vendim gjykata. Gjykata aq këllqe kishte. Ta themi siç është. Aq këllqe kishte, sepse ajo duhej të thoshte ose janë kushtetuese ose anti. Unë kam pritur vendimin e tyre dhe ata që vendosën kushte kanë pritur që të bëhen zgjedhje me kandidatë alternativë e ta lëmë pas këtë njollë të shëmtuar. Tani gjykata tha nuk dua të shprehem për thelbin. E ke pamundur e kuptoj. Ilir Meta ka luftuar të mos përfundojnë gjërat këtu ku ka përfunduar" deklaroi Meta në konferencë për median.