PD për Berishën: Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur për dhunën dhe terrorin kundër PD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2022, 10:27
Partia Demokratike ka reaguar sërish për dëshminë e një dite më parë të ish-kryeministrit Sali Berisha në prokurori.
Në një deklaratë për mediat, PD thotë se vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD.
Për PD, Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit.
"Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij. Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik! Ne kemi zgjedhur të ardhmen".
