FOTO/ Aktivistet bëjnë lëvizjen prekëse, vendosin emrat e grave të vrara në 2021-in në rrugët e Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2022, 13:07
Dhuna në familje është një fenomen tepër i përhapur në shoqërinë tonë, sidomos ndaj grave.
Për këtë arsye aktivistet feministe bënë një lëvizje mjaft prekëse dhe senzibilizuese mbrëmjen e djeshme. Ato vendosën emrat e grave të vrara gjatë vitit 2021 në rrugët e Tiranës.
Më konkretisht aktivistet mbuluan emrat e rrugëve, duke vendosur sipër emrat e grave të vrara gjatë 2021, moshën e tyre dhe mënyrën se si janë vrarë nga burrat mostra.
Sipas të dhënave të policisë, deri në muajin shtator të vitit të kaluar në vendin tonë ishin vrarë 16 gra.



