Pogradec, motori përplaset me vinçin e bashkisë te tunelet panoramike
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 14 Janar 2022, 09:53
Aksident tek tunelet panoramike në Pogradec. Një motor është përplasur me mjetin vinç të bashkisë, i cili ishte duke punuar për heqjen e dekorit të festave të fundvitit.
Drejtuesi i motorit nuk ka parë shenjat dalluese se në zonë ka mjet që punon dhe gjithashtu i ka penguar shikim dielli teksa ka kaluar pranë mjetit duke u përplasur në pjesën e pasme të tij.
Për pasojë drejtuesi i motorit ka marrë plagë në këmbë.
Ai është transportuar në spital jashtë rezikut për jetën. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

