"Turqia del nga moda" Vendet turistike më të pëlqyera nga shqiptarët dhe çmimet, ja çfarë sugjeron ekspertja

Afrika e Jugut, Gjermania, Dubai, Tajlanda, Portugalia, këto duket se janë destinacionet turistike të preferuara për qytetarët shqiptarë.

Dëshira për të eksploruar vende të reja, me kultura të veçanta ka bërë që pushuesit shqiptarë t'i afrohen vendeve si Jordania apo Jeruzalemi dhe t'i largohen Turqisë, e cila është vizituar në masë nga shqiptarët vitet e fundit.

Në një intervistë për emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, ekspertja e turizmit, Visjana Ciko, flet për vendet e preferuara turistike të shqiptarëve dhe çmimet e udhëtimeve.

Visiana Ciko: Si destinacione të preferuara të qytetarëve mund të përmendim destiancione të reja si Nica, Madriti dhe shumë vende të tjera të Gjermanisë. Çmimet fillojnë nga 130 euro personi, që përfshihet bileta dhe akomodimin në hotel.

Një tjetër destinacion  është Afrika e Jugut. Turet që ofrohen atje janë të mrekullueshme. Jemi në fazën që shqiptarët duan të eksplorojnë. Afrika ka një klimë goxha të ngrohtë, tani do ishte një periudhë shumë e mirë për të shkuar. Nuk do jetë më e preferuar Turqia, tani kemi shumë varietete të tjera.

Një destinacion tjetër është Jordania. Një kombinim me Jordaninë dhe Jeruzalemin. Janë njerëzit të cilët kanë parë vendet afër si Europën dhe kërkojnë diçka ndryshe të njohin kultura të reja.

Në këtë periudhe të vitit përveç vendeve të ftohta kërkojnë një klimë më të ngrohtë, si Abu Dabi, Dubai apo Maldive.

Tajlanda, biletat e avionit janë më të shtrenjta por çmimet e hoteleve janë të lira. Shkurti dhe marsi është periudha më e mirë për të vizituar Tajlandën.

Me kosto të ulëta janë vendet e Europës, Barcelona, Budapesti, Nica. Budapesti ka dalë edhe me 89 euro personi, në varësi të datave. Shumica e kërkojnë fundjavë.

Abu Dabi dhe Dubai para pak kohësh kishte çmin 89 deri në 100 euro për person. Mali i Zi, Kolashini, mund të jetë edhe Kosova, Brezovica, Bansko për ata që kërkojnë skiimin. Zvicra është vend shumë i bukur për periudhën e dimrit.

Franca kërkohet përgjithësish për Shën Valentin, kur ka përvjetore. Është kërkuar edhe për periudhën e verës, për bregdetin. Këtë verë mund të shkojnë në Monako. Portugalia është kërkuar gjatë verës./Ora News/