Fier/ Ngacmoi seksualisht të miturën, në pranga 64-vjeçari

Një 64-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare në Levan të Fierit.

I arrestuari me iniciale V.M është banues në Skrofotinë të Vlorës.

"U arrestua në flagrancë shtetasin V. M., 64 vjeç, banues në Skrofotinë, Vlorë, pasi dyshohet se në Levan ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.