"Mos na këshillo! Blindit nuk i shkohet me trëndafila se po i shkove ashtu je idiot" Noka debaton me gazetaren në studio
Deputeti demokrat Flamur Noka ishte i ftuar mbrëmë në studion e Ora News ku la të qartë të kuptohet se “beteja politike” do të vazhdojnë deri në çmontimin e asaj që e quan bunker.
Duke debatuar në studio me gazetaren Noka tha se nuk mund shkoje në protestë me trëndafila kur dera është e blinduar. Pjesë nga debati.
Flamur Noka: Kur vula jepet me qira demokracia ka vdekur. Demokracia janë ngritur për të ngjallur jo vetëm PD por demokracinë e cila kishte marrë fund.
Gazetarja: Si do të gjendet zgjidhja?
Flamur Noka: Shtëpia e demokratëve nuk mbahet dot me hekur. Edi Rama nuk mund ta ruajë. Mund të ndërhyjë 1 herë ose dy por nuk e ruan dot. Ajo do ju kthehet demokratëve pa diskutim.
Gazetarja: Zoti Berisha tha me pekule por ne pamë vare, kokë dashi
Flamur Noka: Zonjë si mendove ti, derës të blinduar ti shkoj me trëndafila unë?!
Gazetarja: Mund ta izolosh
Flamur Noka: A po na tregon strategjinë?! Do të marr si këshilltare
Gazetarja: Jo nuk dua të futem në politikë.
Flamur Noka: Mos na këshillo. Blindit nuk I shkohet me trëndafila se po I shkove ashtu je idiot. Blindit do I shkosh me mjete që I hapet blindin. Shtëpinë time nuk mund ta kthesh në bunker dhe demokratët kanë detyrë ta kthejnë në shtëpi lirie. Qahen se po çmontohet bunkeri. Patjetër do çmontohet sot nesër, patjetër.
