"I kontrollove të parët?" Bardhi dhe grupi i Bashës debat në gjykatë me rojen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2022, 13:30
11 mbështetësit e Lulzim Bashës që u arrestuan pas protestës së 8 janarit do të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.
Seancat kanë qenë të ndara me 23 nbështetësit e Berishës që u paraqitën në gjykatë para tyre.
Për të ndjekur seancën ishte numri 2 i PD-së, Gazment Bardhi, i cili u përfshi në debat me rojen e gjykatës lidhur me kontrollin.
"Janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të gjithë këta që janë këtu."
Bardhi: Më provokove.
Roja: Nuk kam, arsye se nuk të di emrin.
"Gabove, lëri muhabetet. Kontrollove njeri nga ata që hynë para."
Roja: Të gjithë janë deputetë për mua, njësoj do ti kontrolloj.
