Zjarr i madh, digjet banesa në Elbasan

Një banesë në Elbasan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e të martës.

Në vendngjarje mbërritën dy zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit.

Nga flakët nuk ka të lënduar. Dyshohet se është djegur dhe një makinëe parkuar aty pranë.

Grupi hetimor po heton për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.