Hasimja: PD e ndarë në dy pjesë, çështja zgjidhet juridikisht në gjykatë, të formohet një grupim i ri

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Ermal Hasimja, politolog u shpreh se sot nuk ka një PD, por janë dy pjesë që po ndeshen me njëra-tjetrën.

Ai tha se kjo çështje do të zgjidhet nga pikëpamja juridike sepse është për logon e PD-së se cila palë do të paraqitet në zgjedhje.

Hasimja: Sot nuk ka një PD, por janë dy pjesë që po ndeshen me njëra-tjetrën. Në fakt janë 3 grupe të mëdha aty brenda: mbështetësit e Bashës, ata që janë kundër Bashës dhe e Berishë, dhe një grup që është në të dyja kampet sepse nuk ka gjetur një gjë më të mirë.

Kjo çështje do të zgjidhet nga pikëpamja juridike sepse është për logon e PD-së se cila palë do të paraqitet në zgjedhje. Problemi është se çfarë do të ndodhë me atë pjesë të PD-së që nuk janë të përfaqësuar nga Basha dhe Berisha. Zgjidhja më e mirë janë këta njerëz që duhet të krijojnë një grupim me një frymë të re, që të dalë përtej kësaj betejë Basha-Berisha.