Balliu: Njerëz me shkopinj me urdhër të Lulit dolën nga zyra e tij për të goditur demokratët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2022, 21:29
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se demokratët janë plagosur nga ata që ishin brenda PD-së.
Sipas tij, njerëz të porositur nga Basha kanë dalë nga zyra e tij dhe kanë goditur demokratët protestues duke i gjakosur.
Balliu: Se kanë thënë se nuk kanë qenë demokratë ata që janë plagosur në protestë. Këta janë gjakosur nga ata që ishin brenda. Nga ballkoni i zyrës së Lulit kanë dalë disa njerëz, njëri prej tyre bodigardi i Bashës me shkop në dorë.
Këta dolën sepse u tha Luli të shkonte dhe t’i godiste njerëz në ballkon. Banditët thyenin xhamat e katiti të tretë, që janë filmuar me video.
