Autobusi me pasagjerë nga Kosova përmbyset në Serbi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2022, 08:18
Një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) është aksidentuar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00 në Krushvec të Serbisë.
Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 16 pasagjerë. Ndërkohë, autoritetet e Kosovës njoftojnë se 16 personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën dhe se se janë rrugës për në Slloveni, me përjashtim të një udhëtareje e cila me vetëdëshirë është në pritje të transportit privat.
Sipas medieve serbe, autobusi ishte nisur drejt Krushevcit.
Në një moment, drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit, ka kaluar në korsinë e majtë dhe më pas është përmbysur jashtë rrugës anash.
Autobusi ishte duke shkuar drejt Sllovenisë nga Kosova.

