Balliu: Situata në PD zgjidhet me zgjedhje, Basha ka alergji nga vota se nuk ka mbështetje

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se Basha premtoi se do të luftonte Ramën, por përjashtoi Berishën.

Sipas tij, kjo çështje nuk zgjidhet me përplasje, por me votim e zgjedhje, ndërsa theksoi se Basha ka alergji nga zgjedhjet se ka frikë nga vota.

Balliu: Ne të gjithë e kemi mbështetur Bashën. Ai tha se nuk e njeh qeverinë dhe do të kishte protesta masive. Por direkt pastaj përjashtoi Sali Berishën, protesta nuk ka dhe tashmë po bashkëpunon me Edi Ramën. Unë kam kërkuar që të ngrihet një strukturë dhe të bëhen zgjedhje në PD.

Kjo çështje nuk zgjidhet me përplasje, por me votim e zgjedhje. Duket se Basha ka alergji nga zgjedhjet se ka frikë nga vota, sepse nuk ka të tillë. Ai nuk del dot në terren, prandaj rri pas dyerve të blinduara. Unë nuk bëj dot kompromis me Ramën.