Ristani: Ne kemi përballë Ramën dhe Bashën. E dimë se tradhtarin e kemi pas shpine më thikë në dorë. Do t’i heqim të dy

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së Arben Ristani tha se përballë demokratët kanë  Ramën dhe Bashën me thikë nga pas.

Ristani u shpreh se Basha është një tradhtar dhe do të përmbyset së bashku me kryeministrin Rama, duke shtuar se do të hidhen në kosh.

Ristani: Lëvizja është së pari të kuptojmë se çfarë ndodh sepse duke njohur realitetin mund të ngremë edhe strategjinë se si do të luftojmë. Ne kemi përballë Ramën dhe Bashën me thikë nga pas. Duke e kuptuar këtë ndërtohet një strategji për demokratizimin e Shqipërisë.

Ne kemi një thikë pas shpine nga Basha dhe nga kriminelët e tjerë. Kjo gjë ka energjizuar shqiptarët, duke parë këtë realitet. E dimë se tradhtarin e kemi pas shpine më thikë në dorë. Ne do t’i përmbysim të dy bashkë, duke i hedhur në kosh plehrash.