"Politikanët zihen si qentë për një kockë, ama nuk e shembin njëri-tjetrin", Demalia: Po ra njëri, bie dhe tjetri
Analisti Ilir Demalia në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora News u shpreh se shteti ka rënë në Shqipëri.
Sipas tij, Edi Rama nuk është i gëzuar me situatën në të cilën ndodhet PD sepse do ta rëndojë pesha e vet.
Demalia: A janë në gjendje shqiptarët sot të krijojnë disa njerëz që të kenë disa principe morale dhe etike. Dalin hajdutët nëpër ekranet e medieve dhe nuk i bëhet një pyetje për korrupsion. Nuk ju bë një pyetje Berishës për korrupsionin e tij, nuk i bëhet një pyetje Edi Ramës për korrupsionin, për pasuritë që ka. Dalin dhe thonë në për studio televizive ku i keni faktet? E kanë gjetur me këtë ku i keni faktet.
Fakti është fytyra juaj e ndryrë, fakti është fëlliqësira që i keni bërë këtë vendi dhe e keni sjellë këtu për 30 vjet. Po tallet bota, ja fakti ku është. Fakti janë pasuritë që keni, lëvizjet që bëni nëpër Evropë, me rroga 1100 dollarë. Kjo ndodh sepse në Shqipëri këta kanë bërë një pajtim që zihen si qentë që lehin për një kockë, por ama mos ta shembin njëri-tjetrin, se po ra njëri krah bie dhe krahu tjetër. Prandaj mungon dhe drejtësia sepse drejtësia është ajo që mban një vend.
Berisha ka paralajmëruar protesta të tjera pas asaj të 8 janarit. Demalia u shpreh se Berisha e provoi dhe dështoi. Sipas tij, Berisha e ka të pamundur në të gjitha drejtimet.
