Kapllanaj: Përjashtimet s’janë bërë nga Basha, por nga Kryesia e partisë, erdhën për të na vrarë në PD

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Agron Kapllanaj, anëtari i Kryesisë së PD-së u shpreh se Përjashtimet nuk janë bërë nga Basha, por nga Kryesia e partisë.

Sipas tij, ndaj personave që kanë ushtruar dhunë është marrë një masë e tillë dhe që erdhën në selinë e PD-së për t’i vrarë ata brenda.

Kapllanaj: Përjashtimet nuk janë bërë nga Basha, por nga Kryesia e partisë. Vendimi është marrë nga kryesia, një institucion legjitim që shqyrtoi situatën dhe protestën e dhunshme, me njerëz që erdhën të na vrisnin brenda në parti.

Ndaj personave që kanë ushtruar dhunë është marrë një masë e tillë. Nuk shoh ndonjë gjë për tu çuditur këtu. Ne kemi përjashtuar njerëz që erdhën aty për të na vrarë dhe për të shkatërruar selinë e PD-së.