Kapllanaj: Pse Doshin dhe Dakon nuk i pranojmë, por pranojmë Berishën, Balliu: Ata kanë dosje
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Agron Kapllanaj, anëtar Kryesie PD u shpreh se Tom Doshin dhe Vangjush Dakon nuk e pranohen në parlament se janë non grata, pse duhet të pranohet Berisha.
Ndërsa Klevis Balliu, anëtar i Komisionit të Rithemelimit theksoi se këta persona janë dërguar në SPAK dhe kanë dosje, ndërsa Berisha nuk ka.
Kapllanaj: Tom Doshin dhe Vangjush Dakon nuk e pranojmë në parlament se janë non grata. Pse duhet të pranojmë Sali Berishën dhe të veprojmë me dy standarde.
Balliu: Për këta personazhe ka dosje që janë dërguar në SPAK, ndërsa për Berishën nuk ka prova, por vetëm lajme të dërguara nga Delina Fico. Nëse ka prova le t’i dërgojnë atëherë! Berisha është goditur nga forca majtiste për të goditur opozitën në vendin tonë.

