Kandidat për kryetar të PD? Flet Berisha, premtimi që iu bën demokratëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të kandidojë për kryetar të PD.

Berisha është ka premtuar se nëse do të votohet nga demokratët, këtyre të fundit do t’u garantojë projektin më të mirë që ka njohur ndonjëherë ky vend.

Sali Berisha: Kohërat janë tonat dhe të revolucionit tonë paqësor. Gara do hapet. Do njoftojë Komisioni dhe do jetë gara më e mirë. Berisha po t’ia shohësh ti betejën, do shohësh një betejë për të vërtetën. A mund ta imagjinosh Berishën të ndërmarrë gjithë këtë lëvizje dhe të mos ketë besim. Ta ketë bërë këtë për lëvizje false dhe t’i thotë shqiptarëve unë nuk do kandidoj. Unë jam njeri i bindjeve të lira. Do jem njëri nga kandidatët. Nëse votojnë anëtarët e PD i garantoj për projektin më të mirë që ka njohur ndonjëherë ky vend. Aleatët mbështesin Berishën.

Këtë deklaratë Berisha e bëri në emisionin ‘Radari informativ” në Abc.neës