Ristani: Bashës është i sëmurë, ia ka errur sytë paraja, për para derdh edhe gjak demokratësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2022, 21:43
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Arben Ristani, anëtar i Komisionit të Rithemelimit u shpreh se Bashës paraja i err sytë dhe mësa duket nuk ndalet para gjakut të demokratëve.
Sipas tij, Basha e ka nisur dhunën në mënyrë konstante natën duke përjashtuar demokratët dhe duke i tradhtuar ata.
Arben Ristani: Bashës paraja i err sytë dhe më sa duket nuk ndalet para gjakut të demokratëve. Për ato para të shkreta derdhin gjak demokratësh. Basha është i sëmurë për para, do para nga oligarkët. Kjo është e gjithë fabula e historisë.
Basha është një gjakësor, do gjak për para. E ka nisur dhunën në mënyrë konstante natën duke përjashtuar demokratët dhe duke i tradhtuar ata.
