Hasimja: Demokratët që u përplasen në 8 janar do bashkohen, në Shqipëri nuk ka moral politik
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Ermal Hasimja, politologu shpreh se njerëzit në përleshjen e 8 janarit, është e sigurt që pas ca kohësh do të përbashkohen në një forcë të vetme.
Ai tha se Basha kur del përkrah me Ramën dhe Berisha del me Nanon apo Metën, këtu nuk bëhet fjalë për parime dhe që nuk ndehshin rrugët kurrë.
Hasimja: Edhe ata njerëz që pamë në përleshje në 8 janar, është e sigurt që pas ca kohësh do të përbashkohen në një forcë të vetme. Nuk kanë ku shkojnë demokratët. Këto kanë ndodhur edhe në vend demokratike, pa këto përplasjes.
Basha kur del përkrah me Ramën dhe Berisha del me Nanon apo Metën, këtu nuk bëhet fjalë për parime dhe që nuk ndeshen rrugët kurrë. Këtu çështja është që palët të realizojnë interesat e veta të tyre. Unë mendoj se ka nevojë për një forcë të djathtë me dinjitet.

