Berisha: Basha është subjekt i hetimeve serioze nga agjencitë ndërkombëtare

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se Lulzim Basha është subjekt i hetimeve serioze të agjencive ndërkombëtare.
Berisha tha se Basha qëndron në zyrë për shkak të narkobanditëve të Edi Ramës, ndërsa shtoi se rezultatet e drejtësisë duhet t’i presin me durim.
Sali Berisha: Basha është dhe do të jetë subjekt i hetimeve serioze të agjencive ndërkombëtare. Duhet të presim me durim rezultatet e drejtësisë. Ai që qëndron në atë zyrë për shkak të narkobanditëve të Edi Ramës dje tha se nuk e thirra unë policinë. Ai njësoj si Edi Rama sot hodhi narrativën e vitit 1997. Ishte një rebelim i mirëfilltë komunistë që Berisha e dominoi me mjete politike. Sot si papagall i Edi Ramës përsëriste narrativën e tij. Ato janë tonat. Nuk janë të atyre që mbyllen në bunker. Të një kryeministri që është kreu i Meduzës.
Këtë deklaratë Berisha e bëri në emisionin ‘Radari informativ” në Abc.news
