Iljazaj: Palët në PD duhet të presin se kujt i jep të drejtë gjykata, nuk bëhet me vetëgjyqësi

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Ervis Iljazaj, opinionist u shpreh se palët në PD duhet të presin se kujt do t’i japë të drejtë gjykatë.

Ai tha se mbështetësit e Berishës thanë se do t’i nxjerrin jashtë partisë sepse mendojnë se janë të ligjshëm duke dhënë ultimatum.

Iljazaj: Për mua palët duhet të presin se kujt do t’i japë të drejtë gjykatë. Nuk mund të behet vetëgjyqësi. Aty shyqyr që ishin blinduar dyert, sepse me atë ultimatum luftarak, aty kishte agresivitet dhe pushtim.

Këta u thanë se do t’i nxjerrin jashtë partisë sepse mendojnë se janë të ligjshëm dhe ultimatumi është për dhunë. Protestuesit nuk po pinin kafe në oborr. Aty u dha ultimatum se do t’i nxirrnin me zor nga selia e PD-së.