Maliqi: Lëreni Lul ‘bravën’ në vetminë e tij, do marrë dënimin që meriton si tradhtari i demokratëve
Ish-deputeti Lefter Maliqi është shprehur se Lulzim Basha më 8 dhjetor krijoi "Opozitën e Re" parlamentare 2019-2021, të kapur dhe keq-përdorur nga Edi Rama.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se Lulzim Basha do të marrë dënimin që meriton jo vetëm politik por edhe moral si njeriu më i pabesë dhe si tradhtari i demokratëve.
Ai shton se demokratët kanë të drejtë të krijojnë një front të fuqishëm opozitar për të mposhtur Lulzim Bashën dhe Edi Ramën.
Postimi i plotë i Lefter Maliqit:
Lul 'brava' më 8 Dhjetor krijoj identik "Opozitën e Re" parlamentare 2019-2021, të kapur dhe keq-përdorur nga Rama. Lul 'brava' me deputetët e vet i marr peng e i keq-përdorur nga Rama do përfundoj në zgjedhjet e ardhshme pa asnjë deputet. Të njejtin fat si ish-opozita parlamentare e 2019-2021.
Lëreni Lul 'bravën' në vetminë e vet dhe në keq-përdorimin që po i bënë Rama. Demokratëve u lind e drejta të krijojnë një front të fuqishëm opozitar me punë të palodhur në bazë, për të mposhtur dyshen e korrupsionit, dhunimit te demokracisë dhe pluralizmit Lul 'bravën' dhe Edi 'drogën'. Me besim të patundur do shkojmë drejt fitores dhe drejt shembjes së narko-shtetit! Luli do marr denimin që meriton, fundin e tij, jo vetëm politik por edhe moral, si njeriu më i pabesë, më mashtrues dhe si tradhtari më shitur i interesave të demokratëve.

