Merkoçi: E ftoj Bashën në takim dhe debat televiziv për PD-në, ka bunkerizuar partinë me 4 çerek burra
Në një intervistë për Ora News, protestues ndaj regjimit në 1990, Fatmir Merkoçi u shpreh se ai në vitin 2015 është njeriu i parë që i ka kërkuar dorëheqjen pasi e kishte tkurrur partinë si një lider humbës.
Ai tha se i ka kërkuar një takim Lulzim Bashës për të diskutuar situatën në parti, për të gjetur në zgjidhje, por ai theksoi se Basha nuk pranon.
Ai shtoi se si demokrat i orëve të para ndihet keq përballë një situate të pakëndshme dhe se dera e PD-së ka qenë e hapur edhe kur kërciste automatiku te dera.
Merkoçi: Është shumë e vështirë për mua që të flasim për partinë tonë dhe asaj që i dhamë gjithçka, e cila tashmë është bunkerizuar tashmë. Unë në vitin 2015 jam njeriu i parë që i kam kërkuar dorëheqjen pasi e kishte tkurrur partinë si një lider humbës. Janë 4 çerek burra që e drejtojnë partinë, sepse burra nuk janë. Unë i takova një takim Bashës, sepse nuk besoja se kishte arritur bunkeri në parti. Problemi është se Basha nuk pranon dhe pasojat janë këto që janë.
Jemi në kushte keqardhje, sepse demokratët do të ringrihen. Nuk jam dakord me ndarjen e partisë, apo për të krijuar një parti tjetër. Ne kemi luftuar për simbolin. Unë nuk kam pasur asnjëherë post në PD, qoftë me Lulin, qoftë me Berishën. Unë luftoj për njerëzit. Unë i bëj një thirrje Bashës, një takim dhe debat publik. Ai të marrë kë të dojë, unë do të jem vetëm si përfaqësues i demokratëve. Unë si demokrat i orëve të para ndihem keq përballë një situate të pakëndshme. Dera e PD-së ka qenë e hapur edhe kur kërciste automatiku te dera.
