Çollaku: Deputetët pranë Bashës nuk guxojnë të zbresin në bazë! Në statuset që bëjnë, përballen vetëm me ofendime
Gazetari Basir Çollaku e ka konsideruar të trishtueshme përplasjen mes demokratëve më 8 janar, ditë kur u zhvillua dhe protesta para selisë së PD.
Në një intervistë për Ora News, se i vetmi element për të zgjidhur situatën në PD është vota. Sipas tij të gjithë ata që janë brenda selisë blu e dinë se raporti i tyre me demokratët është në pikën më kritike të mundshme.
Basir Çollaku: Përplasja mes demokratëve ishte e trishtueshme. Kjo përballje e një problemi të nisur më herët solli përplasjen fizike. Mbyllja, izolimi i shtëpisë së të djathtëve të demokratëve dhe mosmarrja në konsideratë e vullnetit të mijëra anëtarëve, solli një moment të tillë.
Për ta zgjidhur këtë situatë, elementi i vetëm është vota. Të gjithë ato që janë brenda selisë e dinë se raporti i tyre me demokratët me votuesit sot është në pikën më kritike të mundshme. Ne mund të shohim online komentet e tyre që janë ofendime
Çollaku tha se nga kjo çarje e madhe që është krijuar brenda PD, përfituesi i vetëm politik është vetëm Edi Rama.
Basir Çollaku: Mes kësaj partie është një çarje e madhe. Kur shkohet te përplasja fizike kanë mbaruar instrumentet politike.
Rama ka qenë i gatshëm të instalojë ndoshta të instalojë ndoshta gjithë katin e parë me forcat special. Ky është interesi i tij që të përçajë opozitën. Nëse Rama ka pasur dijeni se brenda selisë ka të inkriminuar, siç rezultoi nga hetimet e policisë, atëherë vetë Rama është mbështetës i veprimeve penale. Detyra institucionale e Ramës nuk është të mbështesë njerëz të inkriminuar edhe pse ndonëse ai është përfitues i parë politik i kësaj situate.
Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.
