Merr flakë makina në rrugën e “Arbrit”

Një mjet në lëvizje ka marrë flakë në rrugën e “Arbrit”. Policia bën me dije se si pasojë mjeti me drejtues E.G është djegur pjesërisht.

“Me datë 11.01.2022, në rrugën e "Arbrit", ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin E. G.”- njofton policia.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.