Massafra, Nderi i Qarkut Shkodër

I njohur për mesazhet e tij të forta dhe angazhimin social, Angelo Massafra, kremton 25-vjetorin e shugurimit Ipeshkëv nga Papa Gjon Pali i Dytë. Për gjithçka që ka bërë për Shqipërinë dhe veçanërisht veriun, Arqipeshvki është vlerësuar me titullin Nderi i Qarkut Shkodër.

Kreu i konferencës ipeshkvnore shqiptare, Arqipeshkëvi i Shkodër – Pult, Angelo Massafra është nderuar me titullin “Nderi i qarkut Shkodër”

Vlerësimi erdhi në 25-vjetorin e shugurimit të tij si ipeshkëv, nga Papa Gjon Pali i Dytë dhe për simbolikë u dorëzua gjatë aktivitetit “Vit të mbarë Shkoder”.

Massafra mesazhin e tij e përqëndroi tek fenomeni i largimit të të rinjve, ndaj kërkoi angazhimin e institucioneve përballë problemeve sociale.

"Sot më shumë se kurrë ky dialog mes brezave duhet të gjejë mënyrën që të merret, sot që më të rinjtë synojë të braktisin këtë tokë të dashur dhe bashkë me ta edhe prindërit të destinuar të mbeten vetëm."

Përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër, Arben Halluni, tha se paqja nuk vjen me armatim siç mendojnë disa shtete, por përmes dialogut.

Përveç mesazheve të klerikëve dhe drejtuesve vendorë aktivitetiti  “Vit të Mbarë o Shkodër” u shoqërua nga një koncert me artistët e qytetit.